75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / MSH

Sulmoi katër persona, arrestohet një person në Klinë

Një person ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë sulmuar katër persona.

Rasti ka ndodhur dje në Klinë, rreth orës 10:51.

Policia ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e sulmit.

Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.

Nëanën tjetër, i arrestuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.