75 Mall Live Search
17:25 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Z S

Sulmoi me shkop një shofer në komunikacion, arrestohet i dyshuari

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur sot në Kijevë të Malishevës. Një person e ka sulmuar me shkop shoferin,  teksa po qëndronte brenda veturës së tij.

Nga pamjet të cilat i posedon “Indeksonline”, shihet personi me shkop teksa godet me forcë veturën, brenda së cilës gjendej shoferi, i cili siç dukej ishte cak sulmi.

E në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar një person. Kjo është konfirmuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:40, një qytetar kosovar ka raportuar se pas një fjalosjeje me një person tjetër, gjithashtu mashkull kosovar, në fshatin Kijevë – Malishevë, ky i fundit i ka dëmtuar xhamin e veturës së tij. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore i janë përgjigjur rastit. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj./Indeksonline/