75 Mall Live Search
08:47 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Sulmoi një person me thikë, arrestohet i mituri në Prizeren

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka goditur me thikë një person.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Sheshi-Shatërvan, Prizren 15.09.2023-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/