75 Mall Live Search
08:28 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / k.v

Sulmoi policinë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Drenas pasi ka kanosur me fjalë dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke kryer detyrën zyrtare.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10 e 30 minuta në Drenas.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ai do të gjykohet për sulm ndaj personit zyrtar.