Sulmoi prindërit dhe i largoi nga shtëpia, arrestohet një person në Gllogoc
Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar në Gllogoc, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas i ka larguar ata nga shtëpia.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:10, ndërsa menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për dhunë në familje janë në vazhdim.
“DHUNË NË FAMILJE
Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë./IndeksOnline/

