Sulmoi punëtorët e KEK-ut, arrestohet një person në Mirash

Një person është arrestuar në Mirash, pasi ka penguar me dhunë punëtorët e KEK—ut.
Këta të fundit ishin duke kryer detyrat e tyre në një lokacion, raporton Indeksonline.
Rasti, sipas policisë, ka ndodhur dje rreth orës 11:10.
I dyshuari është intervistuar menjëherë pas arrestimit.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/