Sulmoi seksualisht motrën e tij dhe më pas gruan, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.I., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual.
I dyshuari më 15 qershor 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për të Mitur, është ndaluar, pasi dyshohet se i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij dhe më pas kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.