Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet i dyshuari

Një grua nga Gjakova është sulmuar seksualisht. Viktima e ka raportuar rastin në polici, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 27.10.2023 – 13:00 Me 05.11.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/