09:11 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Sulmoi seksualisht të miturën në Prishtinë, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj një të miturës.

“Viktima femër kosovare (e mitur) është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thekson raporti.