Sulmoi turistët spanjollë, arrestohet 51-vjeçari
Policia ka arrestuar 51-vjeçarin Mihal Kokedhima, si autorin e dyshuar të sulmit të një ditë më parë ndaj një grupi me turistë spanjollë.
“Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta, duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle K.R.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Incidenti është shënuar të enjten, ku sipas raportimeve, turistëve nuk i kishte pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kishin tentuar të largoheshin. Furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit. Më pas, kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë tentuar t’i godisnin. Ata kanë thyer xhamin e furgonit, i cili ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes.