75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 10 Prill 2025 / FR

Sulmoi zyrtarët policorë në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën rreth orës 10:30, një person ka sulmuar zyrtarët policorë në krye të detyrën në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës / 09.04.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/