13:13 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sulmojnë kirurgun dhe ia vjedhin orën e 26 mijë eurove (Video)

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Sheldon Midlands, të Birmingham.

Dy hajdut kanë sulmuar një kirurg dentar, derisa ky i fundit ishte në ordinancën e tij të punës.

Megjithatë janë pamjet e kamerave ato që nxjerrin në pah deri diku fytyrat e këtyre dy personave, që pas sulmit doktorit i vodhën orën e firmës “Rolex”, e cila kushton hiç më pak se 26 mijë euro, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Policia e West Midlands tani ka nisur një apel publik për informacion dhe thotë se edhe pse pamjet janë me cilësi të dobët, ata besojnë se dikush do të dijë se kush është përgjegjës për këtë veprim.

Temat: