Sulmojnë policinë, pranga dy të dyshuarve

Janë arrestuar dy të dyshuar në Baicë të Drenasit, pasi që ata kanë qenë të përfshirë në një rast të aksidentit në trafik, të cilët njëkohësisht kanë kërcënuar dhe penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
Gjatë arrestimit, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur të dielën në orën 16 e 30 minuta, raporton IndeksOnline.
Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./IndeksOnline/