Sulmon fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të martën në mëngjes, në qytetin e Gjilanit, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”’, njofton policia.
Pas sulmit viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/