Sulmon fizikisht gruan e tij, viktima kërkon ndihmë mjekësore
Në ditën e parë të këtij viti, një burrë nga Peja ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima e cila është e komunitetit egjiptian e ka raportuar rastin në polici dhe e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Kurse i dyshuari pas intevistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.