Sulmon ish-bashkëshorten dhe shoqen e saj, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe shoqen e saj, transmeton Indeksonline.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se të dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor nga shërbimi i urgjencës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dhe ka rrahur ish bashkëshorten e tij dhe shoqen e saj viktimat femra K/Shqiptare. Dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor nga shërbimi i urgjencës. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet aty.