75 Mall Live Search
09:28 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / LB

Sulmon me thikë një person në Gjilan, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar në Gjilan, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me thikë një person.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

SULM

Gjilan, 12.12.2021 – 22:57.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar.  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.