75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Sulmon motrën e vet, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Klinë, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Kurse në Istog, është arrestuar i dyshuari, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar vëllain e vet, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Istog. Me aktvendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Indeksonline/