13:34 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sulmon nënën e vet, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.