75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 12 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Sulmon policët nën ndikimin e alkoolit, arrestohet ferizajasi

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi që nën ndikimin e alkoolit, nuk kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policor.

Pas mos respektimit të urdhrave, ai gjithashtu i kishte sulmuar ata.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘’Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 11.03.2023 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/