Sulmon të dashurën, në Fushë-Kosovë, pranga shtetasit austriak
Është arrestuar një person në Fushë-Kosovë pasi ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti i sulmit ka ndodhur të shtunën në orën 21:00.
Mësohet se i dyshuari ishte shqiptar- shtetas i Austrisë dhe ai me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ende nuk dihen motivet që kanë çuar për ta sulmuar./IndeksOnline/