10:55 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Sulmon zyrtaren policore në detyrë, në Gjilan

Policia ka njoftuar se dje në Gjilan një person ka sulmuar zyrtaren policore derisa ishte në detyrë.

I dyshuari mashkull k-shqiptar është arrestuar pasi që ai pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka sulmuar zyrtaren policore – viktimën femër k-shqiptare.

Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.