Sulmon zyrtarët policorë dhe dëmton pronën private, në Drenas
Një incident është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 15:52, në fshatin Arbri e Epërme në fshatin Drenas, ku një person i dyshuar ka sulmuar zyrtarë policorë dhe ka shkaktuar dëme materiale.
Sipas raportit të policisë, njësiti policor ka hasur një mashkull kosovar duke demoluar dhe thyer dritaret e një shtëpie. Gjatë intervenimit policor, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarë policorë, të cilët si pasojë e sulmit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Fsh. Arbri e Epërme, Drenas/ 16.12.2025 – 15:52. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nga njësiti policor ishte hasur duke demoluar dhe thyer dritaret e shtëpisë, po ashtu i njëjti i ka sulmuar dy zyrtarë policorë. Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Gjithashtu ndihmë mjekësore ka pranuar edhe i dyshuari i cili pas intervistimit lidhur me veprën penale me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

