75 Mall Live Search
08:57 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / Gj. Sh

Sulmuan fizikisht një nxënës në oborr të shkollës, arrestohen dy të mitur në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të mitur pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një nxënës në një shkollë në Podujevë.

Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur në oborrin e shkollës.

Ndërsa njëri nga të miturit ka pasur me vete edhe një thikë, ku më pas e ka hedhur në lumë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur (nxënës), pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur (nxënës). Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar që kishte pasur një thikë dhe atë e kishte hedhur në lumë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.