75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sulmon inspektorin, arrestohet një person, në Mitrovicë

Një inspektor nga Mitrovica ka raportuar në polici se derisa ishte në detyrë zyrtare, është sulmuar, fyer dhe kërcënuar nga tre të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Një nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt./IndeksOnline/