12:00 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Sulmuan një person në Shtime, pranga të dyshuarve

Janë arrestuar dy të dyshuar në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin sipas policisë janë duke vazhduar./IndeksOnline/