Sulmuan policët, arrestohen 4 të rinj serbë në Mitrovicën Veriore

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar.
Petrit Fejza, shef i operativës rajonale në Mitrovicën Veriore, bën të ditur se të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në stacion policor, ku i është bërë alkool testi, i cili ka rezultuar se ishin në ndikim të alkoolit.
Të arrestuarit janë të moshës 21-23- vjeçare.
Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.