Sulmuan policët pasi iu shqiptuan gjobë, arrestohen dy persona në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që kishin sulmuar policët, të cilët iu shqiptuan gjobë.
Zyrtarët policor kanë refuzuar tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë / 03.12.2025 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

