75 Mall Live Search
09:27 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / k.v

Sulmuan policinë në Podujevë, dy të arrestuar

Janë arrestuar dy persona në Podujevë, pasi që ata kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën rreth orës 14 e 30 në qendër të Podujevës, transmeton IndeksOnline.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar me procedurë të rregullt./IndeksOnline/