75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sulmuan viktimën me mjete të forta, arrestohen në Bresalc

Janë arrestuar dy  meshkuj të dyshuar në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit, pasi që të njëjtit kishin sulmuar me mjete të forta viktimën.

I njëjti kishte pësuar lëndime trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/