Sulmuesi afrikan që po shkëlqen në Ligën e Parë, Fatty “rrufeja” e KF Onixit

M.K Fatty është emri i sulmuesit afrikan që po shkëlqen në Ligën e Parë. Sulmuesi nga Gambia që ka edhe pak ditë nga ditëlindja e 22-të, ka shënuar pesë gola për skuadrën e Onixit që po garon me sukses në Ligën e Parë.

Talenti afrikan ka arritur të shënoi dje gol edhe ndaj skuadrës lidere në Ligën e Parë, Trepçës 89 duke arritur në kuotën e pesë golave deri më tani.

Drejtuesit e skuadrës janë shprehur mjaft të kënaqur me paraqitjet e Fattyt duke e vlerësuar shumë edhe për punën e madhe që bën në stërvitje.

Onixi dje ka barazuar me Trepçën 89 ani pse e ka dominuar ndeshjen, por që një gol në minutat e fundit të ndeshjes i ndau nga fitorja skuadrën nga Banja e Istogut./Indeksonline/
