10:01 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Sulmuesi arab nuk e lejon Neymarin të gjuaj penalltinë (VIDEO)

Një prej transferimeve më të bujshme gjatë afatit kalimtar veror ishte ai i brazilianit Neymar.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së, u transferua te skuadra arabe, Al Hilal, shkruan IndeksOnline.

Neymar të premten bëri debutimin me skuadrën arabe, në fitoren 6-1 kundër Ak Riyadh.

Ai u inkuadrua në minutën e 64-të, dhe kishte mundësinë që të shënonte golin e parë me fanellën e Al Hilal, por që nuk u lejua të gjuaj penalltin nga bashkëlojtari i tij Al Dawsari.

Sulmuesi arab morri përgjegjësin dhe u tregua i sakt nga penalltia, por kjo nuk iu pëlqeu tifozëve të Al Hilalit, dhe e vërshëllyen Al Dawsarin./IndeksOnline/