75 Mall Live Search
17:41 / E Martë, 02 Shtator 2025 / BA

Sulmuesi brazilian shpërthen në lot pas transferimit në Spanjë: Vetëm unë e di çfarë kam përjetuar në Manchester

Sulmuesi brazilian, i cili ishte huazuar sezonin e kaluar, u largua përfundimisht nga klubi anglez dhe u prezantua me ekipin spanjoll me lot në sy.

“Ajo që ndodhi në Manchester, vetëm unë e di sa e vështirë ishte,” rrëfeu Antony duke fshirë lotët. 

“Më vjen keq. Stërvitje veçmas… por është pjesë e jetës. E dija që ky moment do të vinte. Ka mbaruar. Çfarë ndryshimi! Sevilja është më e bukur se Manchesteri. Më në fund jam këtu. Kalova më shumë se 40 ditë në një hotel; ishte shumë e vështirë, por të gjithë e dinin se doja të kthehesha te Real Betis.” tha ai

Rikthimi i Antony pritet të fuqizojë sulmin e Betis dhe të sjellë eksperiencën e tij të Premier League në La Liga, duke e bërë brazilianin një nga yjet kryesorë të skuadrës për sezonin e ri.