75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / L K

Sulmuesi famëkeq i ushtarëve të KFOR-it është shoferi i Igor Simiqit

Sulmuesi kryesor Danijel Smigiq, i cili ushtrojë dhunë mbi KFOR-in është shoferi i ish-deputetit të Listës Serbe dhe nënkryetarit të kësaj partie, Igor Simiq.

Ai ishte ndër personat më të dhunshëm në protestën e së hënës ku si rezultat u lënduan 30 paqeruajtës të KFOR-it.

Ndërsa, Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka shpërndarë një video ku shihet Smigiq duke goditur pa ndalim ushtarët e NATO-s në Kosovë.

“Danijel #Smigic, shoferi i Igor #Simiç, udhëheqës i @srpskalista, ishte një nga personat më të dhunshëm në protestën e djeshme në veri të #Kosovës, ku u plagosën më shumë se 25 ushtarë të #NATO-s”, ka shkruar të martën Musliu.