Sulmuesi holandez pritet t’i bashkohet Milanit

Gjiganti italian, Milan do të paguajë klauzolën e sulmuesit të Bolognas.
Bëhet fjalë për holandezin Joshua Zirkzee, i cili ka shkëlqyer te skuadra e Bolognas duke i kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.
Siç raporton gazetari italian Fabrizio Romano, Milani informoi drejtuesit e Bolognas që do të paguajnë klauzolën prej 40 milionë eurosh për holandezin dhe se bisedimet mes drejtuesve të Milanit dhe kampit të Zirkzee kanë filluar.
Zirkzee, këtë sezon ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të Bolognas, duke bërë 34 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola, duke ndihmuar skuadrën të arrijë Ligën e Kampionëve për herë të parë pas shumë vjetësh./IndeksOnline/