Sulmuesi i Braga-s në teste te skuadra e Drenicës

Sulmuesi brazilian, Denilsson Silva gjendet në Durrës me skuadrën e Drenicës.
23-vjeçari përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video ku shihet së bashku me lojtarin, Klevis Shaqe, shkruan IndeksOnline.

Denilssoni luan te skuadra e Braga B nga viti 2017. Vlera e tij në “Transfermarkt” shkon deri në 300 mijë euro.
Kujtojmë se sot Drenica luan miqësoren me klubin nga Superliga e Kosovës, Gjilanin dhe ka shumë gjasa që sulmuesi brazilian të startojë ndeshjen./IndeksOnline/