Sulmuesi i Bregut të Fildishtë përjashtohet nga Kupa e Kombeve të Afrikës
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastian Haller, do të humbas Kupën e Kombeve të Afrikës.
31-vjeçari ka dëmtoi muskulin e kofshës në ndeshjen e Eredivisie fundjavën e kaluar me FC Utrecht kundër NAC Breda, shkruan IndeksOnline.
Federata e Futbollit e Bregut të Fildishtë konfirmoi të premten se Sebastien Haller është përjashtuar nga lista e futbollistëve të ftuar për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Ai zëvendësohet nga futbollisti i Aston Villës, Evann Guessand.
Haller iu bashkua kampit të Bregut të Fildishtë në Marbella të Spanjës, duke iu nënshtruar trajtimit gjatë qëndrimit të tij atje, megjithatë, nuk u rikuperua në kohë për turneun dhe u hoq nga skuadra./IndeksOnline/

