Sulmuesi i famshëm argjentinas shfaqet në gjendje të rëndë: Po luftoj me depresionin!

Daniel Osvaldo po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij. Ish-futbollisti i Romës, Boca Juniors, Sauthampton, Juventus, Porto e disa skuadrave të tjera po përballet me depresionin.
Ai ka publikuar një video ku ka rrëfyer vështirësitë në të cilat po kalon.
“Ndjej nevojën të them se kam kohë që luftoj me depresionin , ndjej se jeta po më rrëshqet nga duart. Doja të ndaja këtë të vërtetë të hidhur me ju. Po ju them publikisht sepse mendoj se është e vetmja mënyrë për të shëruar të vërtetën në të cilën po kaloj. I kërkoj falje Danielës, ish të dashurës dhe familjes për saj për vuajtjet e shkaktuara” ka thënë Osvaldo në video-publikimin./Indeksonline/
Desesperado pedido de ayuda de Daniel Osvaldo donde habla de depresión, adicción a las drogas y el alcohol, y confiesa que lo que dijo de Daniela, su ex, es mentira pic.twitter.com/c6jXgBED3W
— Agus Rey (@agus_rey) March 14, 2024