75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / AR

Sulmuesi i Juventus bie pre e hajdutëve, i vjedhin Range Rover dhe bizhuteri me vlerë mijëra euro

Sulmuesi i Juventus Kaio Jorge ka rënë pre e një bande hajdutësh, që kanë hyrë në shtëpinë e tij në Torino.

Sipas raportimeve të medieve italiane, brazilianit i është vjedhur një Range Rover, veshje që i përkisnin atij dhe të ëmës, një iPad dhe bizhuteri e ora me vlerë disa mijëra euro.

Në kohën që ka ndodhur grabitja, sulmuesi i “bardhezinjve” ndodhej me pushime në Brazil. /Supersport