08:16 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi i klubit të madh nga Turqia i bashkohet Superligës së Kosovës

Klubit të futbollit Ferronikeli sot i është bashkuar një talent i Kosovës, që deri me tani ka qenë duke luajtur për Fenerbahcen.

Klubi ka njoftuar në Facebook se ka transferuar sulmuesin Adenis Shalan.“Talenti Shala është 20 vjeçar dhe deri tani ka luajtur për ekipin e Fenerbahçes U21 nga Turqia. Ai luan si sulmues krahu dhe për momentin është në superformë dhe do ta shfrytëzojë tërë potencialin e tij për të arritur synimet me skuadrën tonë”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/