14:05 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi i Kombëtares afrikane transferohet te skuadra kosovare

Nga Nigeri i Afrikës tek Flamurtari i Prishtinës. Adamou Moussa Issa mund të mos mbetet vetëm emër në letër për transferimin në futbollin e Kosovës.

Moussa Issa mund të bëhet emër edhe për golat që mund të shënojë në fanellën kuqezi.

Sulmuesi nga Nigeri është bërë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës dhe shkëndijat e para janë mbresëlënse, mëson ekskluzivisht Gazeta Olle.

24-vjeçari, katër tri vjet më parë ishte pjesë e Kombëtares A të Nigerit, me të cilën luajti katër ndeshje dhe shënoi një gol. Shetti i Nigerit ndodhet në Afrikë dhe ka 21 milionë banorë.

Lojtari pritet të zyrtarizohet nga Flamurtari si përforcim i ri, ndërsa prej disa ditësh ka filluar përgatitjet.