Sulmuesi i Manchester Cityt i ofrohet Real Madridit
Real Madridi pritet të hidhet përsëri në sulm për të siguruar emra të mëdhenj që në merkaton e janarit.
Sipas një mediumi të afërt me mbretërit, “Defensa Central”, Gabriel Jesusi i është ofruar Real Madridit, shkruan Indeksonline.
Braziliani nuk po gjen hapësirën e mjaftueshme në “Emirates” pasi që ka një konkurrencë të fortë si ajo e Kun Aguerros.
Real Madridi tashti po e konsideron mundësinë të shfrytëzojë momentin dhe ta sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin 22- vjeçar.
Jesusi i është ofruar më parë edhe Bayrn Munchenit, por bavarezët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për të. /IndeksOnline/