19:33 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Sulmuesi i Milanit shërohet nga koronavirusi, i rikthehet stërvitjeve individuale në distancë

Sulmuesi i Milanit, Daniel Maldini i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagamin e tij.

Daniele tregoi se nuk ka më simptoma të virusit Covid 19, dhe se është rikthyer në stërvitje individuale në distancë.

Ai ndër tjerash ka treguar edhe për lojtarin e tij të preferuar dhe debutimin për Milanin.

” Një nga idhujt e mi dhe një nga modelet që kam ndjekur ka qenë Ronaldinho. Ndërkohë momentalisht më pëlqen Joao Felix i Atletico Madridit”.

“Është një përgjegjësi e madhe të luash për Milanin, por unë jam mësuar që i vogël me këtë presion. Të përfaqësosh dinastinë Maldini është një nder” – përfundoi.