Sulmuesi i njohur goditet në mes të rrugës, një person i panjohur i thyen kafkën

Sulmuesi i njohur austriak, Guido Burgstaller, ka pësuar dëmtime serioze në kokë pasi u sulmua në qendër të Vjenës
Këtë e bëri të ditur skuadra e tij Rapid Wien, ku tregoi se 35-vjeçarit i është thyer kafka pas një “goditjeje brutale” nga një person i panjohur gjatë fundjavës.
Po ashtu klubi konfirmoi se Burgstaller do të mungojë për disa muaj për shkak të dëmtimit të rëndë dhe aktualisht po trajtohet në spital.
Rapid Wien shprehu besimin tek autoritetet që autori i sulmit do të zbulohet dhe sillet përpara drejtësisë sa më shpejt./IndeksOnline/