Sulmuesi i Real Madridit që nuk ka bërë asnjë goditje në portë në 6 ndeshjet e fundit

Skuadra e Real Madridit është duke pasur një sezon të vështirë në fazën sulmuese.
Përveç Karim Benzemas, asnjë futbollistë tjetër nuk ka qenë efikas para portës kundërshtare, transmeton Indeksonline.
Këtë e dëshmon edhe një statistik e Asensios. Spanjolli në 6 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të bëj asnjë goditje në drejtim të portës.
Dikur shihej si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos tek Real Madrid, por Asensio nuk po mund të jetë as hija e portugezit./Indeksonline/