Sulmuesi i Realit arrin në Itali, pritet prezantimi në Serie A

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Joviq ka arritur në Itali. Sulmuesi serb është parë sot duke ateruar në Firence para se të marr rrugën te skuadra “Viola”. Joviq pritet të huazohet deri në fund të sezonit.
Sulmuesi serb ka dështuar totalisht te Reali duke shënuar vetëm 3 gola, ani pse u ble plot 63 milionë euro.

Real Madridi ka rënë dakord me Fiorentinën që të fitojë 50% të kartonit kudo që shitet Joviq.
63 milionët që Real Madridi i pagoi Eintracht-it e bëjnë atë transferimin e tetë më të shtrenjtë në historinë e klubit./Indeksonline/