14:41 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re kishte bërë thirrje për vdekjen e Merkel dhe Erdogan

Nga një djalë i vogël që kishte dashuri pas palestër, u shndërrua në vrasës ekstremist, Brenton Tarrant, 28 vjeçar.

Tarrant që masakroi shumë mysliman në xhamin në Al Noor të Zelandës së re u rritë në Grafton në rajonin e veriut të Uellsit.

Në një manifest prej 73 faqesh të cilën ai e shkroi para sulmit, 28 vjeçari dha një pasqyrë për jetën, familjen dhe edukimin e tij.

Tarrant e përshkroi vetën si një djalë i bardh, i lindur në klasë punëtore, me të ardhura të ulëta.

Ai kishte shkruar se nuk ka pasur ndonjëherë interes për të ndjekur universitetin pasi ai kishte braktisur shkollën.

Babai i tij vdiq nga kanceri kur ai kishte 20 vjet dhe u largua nga Australia për të udhëtuar nëpër botë.

Me disa para që i kishte fituar me bitcoin, kaloi kohën duke udhëtuar nëpër botë, ku ndër të tjerash, ai vizitoi Korenë e Veriut, Pakistanin, përgjithësi Evropën.

Në shkrimin e tij ai kishte bërë thirrje për vdekjen e kancelares gjermane Angela Merkel, kreut turk Rexhep Erdogan dhe kryebashkiakut të Londrës, Sadik Khan.

Një grua që e kishte njohur, ajo tha se nuk kishte dëgjuar të fliste për besimet e tij politike apo fetare.

Tarrant deklaroi se ai kishte planifikuar sulmin rreth dy vjet më parë, por zgjodhi vendndodhjet përfundimtare tre muaj më parë.

Ai shkroi se si pas sulmimit të këtyre dy xhamive ai planifikonte të shkonte në një xhami në Ashburton, një orë në jug të Chirstchurch.

Nga ky sulm mbi dy xhamitë 49 persona kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë kanë arritur t’i mbijetojnë sulmit./Indeksonline/