Sulmuesi kosovar e lë futbollin turk, për Superligën e Kroacisë

Arb Manaj do të luaj sezonin e ardhshëm te Slaven Belupo në Kroaci.
Sulmuesi nga Klina i është bashkuar skuadrës kroate në stërvitje duke braktisur futbollin turk.

Manaj edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës turke Keciorengucu.
23 vjeçari në futbollin kosovar ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës dhe Trepçës 89./Indeksonline/