75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / S Z

Sulmuesi ‘kuqezi’ shënon hat-trick në Amerikë, Vrioni barazon menjëherë me gola Lionel Messin

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Giacomo Vrioni ka shënuar tre gola në fitoren e skuadrës së tij, New England Revolution.

Në ndeshjen e League Cup të Amerikës Veriore dhe Qëndrore, ekipi ku luan futbollisti shqiptar fitoi me rezultatin 5-1 ndaj ekipit meksikan, San Luis, shkruan LIG Sport.

Vrioni shënoi tri gola në këtë ndeshje, dy në pjesën e parë dhe një në të dyten.

Me këto tre gola, Giacomo Vrioni barazon me shënime edhe futbollistin e Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messin. Pra të dy kanë nga tre gola.