Sulmuesi mesfushor i Arsenalit infektohet me COVID

Ekipi i Arsenalit ka konfirmuar se sulmuesi mesfushor, Smith Rowe, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Rowe nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme të Gunners kundër Watford.
Arsenali nuk po niset për në Watford vetëm pa Rowe.
Në këtë ndeshje do të mungojë edhe Takehiro Tomiyasu, i cili ka lënduar muskulin e këmbës.
Ndeshja Watford-Arsenal do të fillojë në ora 15:00./Indeksonline/